13 Maj 2024

Klaus: Eurozona, projekt të gabuar që në fillim

Pragë, 5 tetor - Presidenti çek, Vaslav Klaus, i njohur për qëndrimet e tij tepër euroskeptike, kritikoi ashpër një ditë më parë konceptin e monedhës së përbashkët evropiane, duke e cilësuar zonën euro si një projekt të gabuar që në fillim.

\"Edhe pse ne nuk jemi pjesë e zonës euro, i shikojmë këto probleme me shumë frikë\", deklaroi Klaus, gjatë inagurimit të Sallonit Ndërkombëtar të Konstruksioneve Mekanike në Brno.

\"Problemet e zonës euro kanë qënë të dukshme prej një kohe të gjatë, pasi bëhet fjalë për një projekt të gabuar që në fillim\", vlerësoi kreu i shtetit, cituar nga agjencia CTK.

Sipas Klaus, krijimi i monedhës së përbashkët nuk ka qënë aspak domosdoshmëri dhe siç na e tregon mjaftueshëm realiteti i viteve të fundit, nuk ka qënë as vendimi më largpamës.

Presidenti çek bëri gjithashtu thirrje për një zgjidhje konsistente dhe pa kompromis për problemin grek, dhe jo një shtyrje të zgjidhjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)