12 Janar 2025

Kisha serbe pranon marrëveshjen me Kosovën

Beograd, 14 maj - Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Serbe do të vendosë në lidhje qëndrimin fetar këtë muaj në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu është shprehur Zivica Tuçiç, një ekspert i fesë në Serbi.

\"Kisha do të përpiqet  gjejë një zgjidhje të pranueshme për çështjen e Kosovës,\"-ka thënë  Tuçiç.

Sipas udhëheqësit, kisha ka shumë mundësi të mbajë të njëjtin qëndrim me qeverinë serbe, e parë kjo si zgjedhja më praktike.

Ndaj deklaratave të udhëheqësit ka reaguar peshkopi i Kishës Ortodokse, Irenj, kritik i hapur i marrëveshjes dhe udhëheqësve serb, të cilat nënshkruan marrëveshjen një muaj më parë.

Në Beograd disa ditë më parë u mbajt një protestë e cila synonte të shprehte mos dakordësinë e serbëve për marrëveshjen me Kosovën, duke shprehur edhe fjalë kërcënuese ndaj presidentit Nikoliç, kryeministri Daçiç dhe zv.kryeministrit Vuçuç.

Gjatë një shërbimi lutjeje për Kosovën në fillim të protestës, Amfilohi,  bëri thirrje për \"ringjalljen e Kosovës dhe Metohisë, të kombit të Serbisë dhe popullit serb\". Duke iu referuar udhëheqjes së vendit, Peshkopi Atanasije tha se, \"këta tre burra në pushtet janë tradhtarë të cilët besojnë se do të marrin garanci nga NATO.\"

Krerët e Kishës kanë pasur takime edhe me krerët e shtetit dhe kanë biseduar për Kosovën. Ata janë shprehur kundër marrëveshjes së Brukselit, por nuk do të pengojnë zbatimin e saj, mendon Tuçiq, duke shtuar se një rol të madh në këtë segment do të luajë peshkopi për Kosovën Teodosije, i cili jeton në Kosovë.

Kosova mbetet një prej elementeve më të rëndësishme në mitologjinë e Kishës, pohon Gjorgjeviq. Por ai nuk mendon se do të ketë rrëzim të qeverisë për këtë shkak. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)