11 Janar 2025

Kisha serbe kundër zbatimit të IBM-së

Prishtinë, 6 dhjetor - Zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit me Kosovën, e njohur si IBM është kundërshtuar nga Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe duke kërkuar nga qeveria serbe të refuzojë zbatimin e saj.

Përmes një letre dërguar qeverisë, kisha i kërkon autoriteteve shtetërore të mos marrin pjesë në vetëvrasjen e vendit.

“Nga Qeveria dhe Kuvendi i tanishëm i Serbisë pritet që, në vend të pranimit të menaxhimit të integruar të kufirit, të shqyrtohen të gjitha marrëveshjet e qeverisë së kaluar, të cilat nuk janë konfirmuar në Kuvend”, thuhet në letrën e Kishës.

Përveç kryeministrit Ivica Daçiq, letra thuhet se i është dërguar edhe presidentit Tomisllav Nikolliq, zëvendëskryeministrit Aleksander Vuçiq dhe liderëve të opozitës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)