Kiril: Kosovën nuk duhet humbur kurrë
Moskë, 24 maj - Patriarku rus Kiril ka deklaruar se kisha ruse dhe populli sllav kurrë nuk do tia kthejë shpinën serbëve të Kosovës dhe ka shtuar se Kosovën kurrë nuk duhet humbur.
Duhet tiu përmbaheni të gjitha presioneve dhe momenteve të rënda, sepse Kosova, ky vend i shenjtë, dhe populli që jeton atje, nuk guxojnë të humbasin, ka thënë ai për gazetën serbe, Veçernje Novosti.
Kiril ka thënë se asnjë lloj ndryshimi politik e as arsye tjera, nuk do ti shtyjnë rusët që të harrojnë lidhjen shumëshekullore shpirtërore me serbët.