11 Janar 2025

Kirhbaum: Kosova cakton datën e Serbisë për bisedime me BE

Berlin, 23 shkurt - Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë një Qipro tjetër dhe çështja më e vështirë duhet të zgjidhet para se Serbia t’i bashkohet BE-së, thotë kryesuesi i Këshilli parlamentar të Gjermanisë Gunter Kirhbaum.

Kreu i Këshillit të parlamenti gjerman për Çështjet e Evropës, Gunter Kirhbaum ka deklaruar për gazetën Blic, se pajtimi me fqinjët merr kohë, dhe nganjëherë është proces i vështirë për tërë shoqërinë.

Ai ka përsëritur se marrja e datës eventuale të Serbisë në qershor, për nisjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, varet nga kushtet e plotësuara, në veçanti ato që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Andaj mbështetemi në vlerësimin e Komisionit Evropian, që më 16 prill do të dalë me raportin nëse ka  “përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të raporteve me Kosovën”, ka thënë Kirhbaum.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)