12 Janar 2025

Kirby: Të zbatohet marrëveshja e Brukselit

Beograd, 18 korrik - Ambasadori i SHBA në Beograd, Micheal Kirby ka deklaruar se Washingtoni do të vazhdojë ta mbështes Serbinë në rrugën evropiane, tani më e rëndësishme është jetësimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe se Serbia në shumë fusha dot ë ketë ndikim në Kosovë.

Në intervistën për gazetën “Veçernje novosti”, Kirby ka thënë se marrëdhëniet e Serbisë dhe të SHBA janë të mirë. “Jam optimist se do të vazhdojnë të përparojnë.

Midis nesh ekzistojnë dallime rreth Kosovës, por nuk po kërkojmë ta njihni pavarësinë e saj veç normalizimin e marrëdhënieve.

Tash me rëndësi është arrihen marrëveshjet tjera rreth telekomunikacioneve dhe energjetikës. Të gjitha përpjekjet tash duhet orientuar në jetësimin e Marrëveshjes së Brukselit, që negociatat me BE, të nisin sa më shpejtë”, ka theksuar ai.

Ai ka deklaruar se karrigia për Kosovën në KB ose statusi i vëzhguesit për momentin nuk “janë në tavolinë”.

“Për momentin vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë gjatë viteve të ardhshme, gjatë së cilave çështja e Kosovës, me siguri do të jetë edhe më tutje temë”, ka shtuar ambasadori amerikan.

Diplomati amerikan ka nënvizuar se “edhe për Serbinë edhe për Prishtinën do të ishte vështirë të arrinin marrëveshje për shkaqe të shumta historike, por mendoj se të dy palët janë të vetëdijshme se zbatimi i saj është në interes reciprok, pavarësisht të gjitha pengesave, e shoh vullnetin e mirë që kjo marrëveshje të jetësohet”.

Kirbi konsideron se sfidë më e madhe për Serbinë në jetësimin e Marrëveshjes së Brukselit do të jetë si të sigurojë të ardhmen e serbëve të cilët me gjenerata jetojnë në Kosovë, si dhe sigurinë e tyre.

Ai mendon se do të ishte mirë që serbët të dalin në zgjedhje e të votojnë dhe ashtu të ndikojnë në zgjedhjen e autoriteteve lokale në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)