11 Janar 2025

Kirby: Kushti për Serbinë, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Beograd, 21 dhjetor - Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për Serbinë dhe për këtë të gjithë janë të vetëdijshëm.

Kirby ka shfaqur kënaqësinë që Serbia ka hapur zyrtarisht negociatat me Bashkimin Evropian, përkatësisht kapituj 32 e 35, shkruan Tanjug.

Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet e ShBA me Serbinë, qëkur e ka filluar mandatin e vet, janë avancuar dhe se Serbia sheh interesin që të jetë mik i ShBA.

Kirby ka thënë se ShBA në rajon dëshiron paqe dhe zhvillim ekonomik.

“Shikoni marrëdhëniet rajonale, pos Kosovës, madje edhe me Kosovën, janë më të mira se sa që kanë qenë, dhe ne jemi të lumtur për këtë”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)