11 Janar 2025

Kirby: Kosova e Serbia duhet të lëshojnë pe

Beograd, 10 prill - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë lëshime dhe të arrijnë marrëveshje.

“Në çdo negociatë priten pak lëshime nga të dyja anët. Kjo është normale në dialog. Unë jam optimist për arritjen e marrëveshjes dhe ka shenja se negociatat do të vazhdojnë”, ka thënë Kirby.

Ai ka ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për bisedimet Prishtinë-Beograd, duke thënë se janë shumë të përfshira në këtë proces, edhe pse nuk janë direkt në tryezë.

Beogradi ka refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian për marrëveshje me Prishtinën, duke thënë se ai nuk parasheh përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Prishtina zyrtare kundërshton çdo përgjegjësi të tillë për këtë mekanizëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)