Kirby: Dënimi i Ivanoviqit nuk e rrezikon dialogun Kosovë-Serbi
Beograd, 23 janar - Dënimi i Oliver Ivanoviqot me nëntë vjet heqje lirie nuk do ta rrezikojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka, thënë ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, njofton Tanjug.
Unë mendoj se Qeveria serbe është serioze dhe dëshiron të ecën para, kështu që kjo (dënimi i Oliver Ivanoviq) nuk do të rrezikojë dialogun, ka thënë Kirby.
Sipas ambasadorit në largim, dialogu mes dy vendeve do të ketë edhe çështje të reja dhe mjaftë sfiduese, por dialogu duhet të vazhdojë sepse është shumë i nevojshëm për rrugën evropiane të Serbisë, njofton Klan Kosova.
Duke folur për detyrën e tij si ambasador në Serbi tha se bashkëpunimi i Serbisë me Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të tij ishte i mirë dhe se SHBA është mik Serbisë.