Kirby: Beogradi do të bëjë gjithçka për të zbatuar marrëveshjen
Prishtinë, 5 qershor - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, ka deklaruar se Amerika, po të ishte pjesë e BE-së, do të votonte për zgjerim, duke theksuar se ky vend e mbështet integrimin e Serbisë.
Në konferencën Serbia dhe Bashkimi Evropian- një shans i ri?, Kirby ka thënë se SHBA shpreson se Beogradi do të bëjë gjithçka është e mundur për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Përmes zbatimit, ju me siguri do të siguroni partnerë evropianë, që do të votojnë për dhënien e datës për nisjen e negociatave, u shpreh Kirby.
Diplomati amerikan ka theksuar se nga integrimi i Serbisë në BE nuk do të përfitojë vetëm Serbia, por i tërë rajoni, dhe ka shtuar se edhe Prishtina ka aspirata evropiane, ndërsa ajo që është e mirë për Kosovën, është e mirë edhe për Serbinë dhe rajonin. /rel/