13 Janar 2025

Kiqmari i dorëzoi letrat kredenciale guvernatores së Australisë

Kanberra, 9 dhjetor - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiqmari i ka dorëzuar letrat kredenciale guvernatores së përgjithshme të Australisë, Quentin Bryce.

Në një ceremoni protokollare shtetërore në Pallatin Shtetëror të Australisë, guvernatorja e përgjithshme, Quentin Bryce, i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Kiqmari, duke i uruar sukses në misionin e tij diplomatik si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Australi.

Ambasadori Kiqmari i ka përcjellë konsideratat më të larta të presidentes së Republikës dhe përfaqësuesve të tjerë zyrtarë shtetëror, duke deklaruar se e ndjen veten shumë të nderuar të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Australi.

Ambasadori Kiqmari e ka falënderuar guvernatoren e përgjithshme për faktin se Australia bën pjesë në mesin e vendeve të para që e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme të historisë së re të saj.

Guvernatorja e përgjithshme, Quentin Bryce, ka mirëpritur angazhimin për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Australisë, duke shprehur mbështetjen e saj
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)