Kinë, mbi 100 viktima nga rrëshqitjet e tokës
Pekin, 8 gusht - Mbi 100 persona kanë gjetur vdekjen dhe 2 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në veri-perëndim të Kinës.
Rrëshqitjet e dherave u shkaktuan si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë provincën Guansu.
Autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe në terren ndodhen mbi 2500 ushtarë ndërkohë që veç forcave të tjera në terren pritet të mbërrijë edhe kryeministri i vendit, Uen Jibao.
Vazhdojnë kërkimet e grupeve të shpëtimit ndërkohë që autoritetet i druhen përkeqësimit të bilancit si pasojë e numrit të madh të të zhdukurve. Në disa zona mungon energjia elektrike dhe telekomunikacioni është i ndërprerë.