Kina u godit dje nga një tërmet me magnitudë 6.1 shkallë
Pekin, 2 qershor - Kina u godit dje nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter.
Kanali televiziv shtetëror i Kinës, ka publikuar momentin kur lëkundjet e forta ndihen në një shkollë në provincën jugperëndimore të Sichuan.
Dhjetëra nxënës në panik shihen duke u ulur poshtë tavolinave të tyre dhe më pas dalin jashtë me duart mbi kokë.
Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km.
Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër persona dhe la 14 të tjerë të plagosur.