13 Janar 2025

Kina, tranzit 72-orësh pa viza për 6 vende europiane

Pekin, 17 dhjetor - Drejtoria e Kalimit të Kufirit pranë Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës shpalli se që nga 1 dhjetori i vitit 2013, Serbia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria janë përfshirë në listën e tranzitit 72-orësh pa viza.

Një gjë e tillë do të thotë që qytetarët e këtyre vendeve, me dokumente udhëtimi, bileta me data dhe destinacion të qartë ose dokumente të tjera përkatëse, mund të udhëtojnë tranzit pa vizë nëpër qytetet Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Chengdu, për në një vend tjetër, brenda 72 orësh.

Kështu, numri i vendeve të përfshira në listën e tranzitit 72-orësh pa viza nga qeveria kineze është rritur tani në 57.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)