Kina, përkrahësi aktiv i Europës në kapërcimin e krizës
Pekin, 12 dhjetor - Kina i bëri thirrje Bashkimit Europian të shtojë bashkëpunimin me leverdi reciproke, si përpjekje për të kapërcyer krizën e borxheve.
Zv/ministrja e Jashtme e Kinës, Fu Ying, tha të shtunën se Kina është pjesëmarrës aktiv në përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj Europës për kapërcimin e krizës.
Sipas saj, Kina shpreson tek Europa për shtimin e bashkëpunimit me leverdi reciproke kino-europiane dhe veçanërisht për tërheqjen e investimeve nga Kina dhe vendet e tjera në zhvillim.
Në Konferencën e 4-t Botërore të Politikave që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë, zonja Fu Ying, tha se si ekonomia më e madhe në botë, BE-ja, nuk ka nevojë për \"shpëtimtar\", por partner ndërkombëtar me leverdi reciproke dhe me përfitime të përbashkëta.
\"Nëse BE-ja mund të kapërcejë krizën, kjo lidhet jo vetëm me botën, por edhe me Kinën. Kina ka shprehur besimin tek ekonomia europiane dhe euro, ndërsa beson se Europa ka mençuri dhe është në gjendje të gjejë rrugëzgjidhje,\" tha Fu.
Zëvendësministria e Jashtme e Kinës, vuri në dukje gjithashtu se krahas bashkëpunimit financiar, Kina po zgjeron aktivisht importin dhe po kërkon rrugët për shtimin e investimeve në Europë, duke dhënë ndihmë reale për shtimin e vendeve të punës dhe rimëkëmbjen e rritjes ekonomike të Europës.