27 Dhjetor 2024

Kina merr kryesinë e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

New York, 2  nëntor - Nga 1 nëntori, Kina mori zyrtarisht kryesimin mujor të radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadori i përhershëm i Kinës në OKB Ma Chaoxu organizoi me këtë rast një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në New York, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ma u shpreh se, duke u orientuar nga mendimi i diplomacisë socialiste me karakteristika kineze për epokën e re të Xi Jinping-ut, Kina, si vend kryetar i radhës për nëntorin i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të zhvillojë me forca të mëdha diplomacinë e një vendi të madh me karakteristika kineze, do të zbatojë aktivisht detyrimet e vendit kryetar, do të trajtojë në mënyrë të përshtatshme problemet e ndryshme të nxehta, do të përballojë në mënyrë efektive sfidat e sigurisë globale dhe do të japë kontribut të ri për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë në botë.

Ambasadori i përhershëm i Kinës në OKB Ma Chaoxu theksoi gjithashtu se OKB-ja është një shtyllë e rëndësishme e mutilateralizmit dhe se forcimi i multilateralizmit dhe i rolit të OKB-së është bërë konsensus i palëve të ndryshme.

Në këtë kontekst, Kina propozon që, në nëntor, Këshilli i Sigurimit të mbajë një debat të hapur me temë "Ruajtja e paqes dhe e sigurisë ndërkombëtare: Forcimi i multilateralizmit dhe i rolit të Kombeve të Bashkuara" .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)