Kina mbështet krijimin e shtetit të Palestinës
Ramallah , 20 dhjetor - Pekini do të vazhdojë të përkrahë me vendosmëri Palestinën për të rifituar të drejtat legjitime të vendit dhe do të luajë një rol më konstruktiv për nxitjen e procesit të paqes me Izraelin, tha në Ramallah ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.
Gjatë bisedimeve me homologun e tij palestinez Rijad Malki, Wang tha se lidhjet kino-palestineze janë bërë model i marrëdhënieve miqësore midis Pekinit dhe vendeve arabe dhe gjithashtu shërbejnë si shembull i trajtimit të barabartë me njëri-tjetrin.
Kreu i diplomacisë kineze përmendi faktin se këtë vit, me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Palestinës, udhëheqësi Mahmud Abas vizitoi Kinën, ku u ra dakord për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Malki mirëpriti qëndrimin e Pekinit për krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Ai tha se zhvillimi ekonomik e shoqëror nuk ndahet nga mbështetja e palës kineze.
\"Palestina është e gatshme të thellojë më tej bashkëpunimin me Kinën\", tha ai.