Kina fillon numërimin më të madh të popullsisë në botë
Pekin, 2 nentor - Kina ka nisur me numërimin e popullsisë, numërimi më i madh në botë. Rreth 6,5 milionë vetë që do të merren me numërimin do të vizitojnë dhjetë ditët e ardhshme 400 milionë ekonomi shtëpiake.
Autoritetet shpresojnë të bëjnë një numërim të përgjithshëm të popullsisë, që vlerësohet të jetë tek 1,3 miliardë vetë.
Popullsia është duke bërë rezistencë kundër numërimit, i pari që bëhet pas dhjetë vjetësh.
Për shkak të politikës së ashpër të lindjes së një fëmije për familje, shumë fëmijë janë regjistruar në vende të tjera ose nuk janë regjistruar fare, për të mos paguar gjobën.
Përveç kësaj rreth 200 milionë punëtorë migrantë tremben nga ashpërsimi i kontrollit të autoriteteve.