Kina blen 24 avionë ushtarakë nga Rusia
Pekin, 20 nëntor - Shteti rus do ti shesë Kinës 24 avionë ushtarakë Sukhoi Su-35, në një marrëveshje që besohet se prek shumën e 2 miliardë dollarëve. Duke cituar burime konfidenciale, lajmi është bërë i ditur nga Reuters.
Në këtë mënyrë, marrëveshja e bën Kinën blerësin e parë të huaj të Su-35-s, avionin ushtarak më të avancuar rus.
Po ashtu është dhe marrëveshja më e madhe mes këtyre dy vendeve për blerjen e mjeteve ushtarake.
Sipas Ruters, Kina dhe Rusia janë duke negociuar prej vitesh për avionët Su-35 dhe në vitin 2012 të dy shtetet firmosën një marrëveshje paraprake që i lejonte Pekinit të blinte disa avionë.
Ende nuk dihet se, kur Kina duhet të shlyejë detyrimet e saj për 24 avionët ushtarakë dhe kur Rusia do tia dorëzojë ato.