Kili goditet nga një tërmet 8.1 ballë
Santiago, 2 prill - Një tërmet me magnitudë 8.2 ballë ka goditur brigjet veriore të Kilit, njofton Qendra e Tërmeteve e Kinës.
Nuk ka ende njoftime për dëme në njerëz, por ekziston frika e shndërrimit të tërmetit në cunami, që mund të godasë brigjet veriore të Kilit.
Epiqendra e tërmetit në thellësi 10 km u lokalizua 99 km në veriperëndim të kufirit peruan.
Sipas shërbimit gjeologjik të SHBA-ve magnituda e tërmetit ishte 8 ballë