Khodorkovsky transferohet në Zvicër
Bernë, 6 janar - Ish-manjati rus i naftës, Mikhail Khodorkovsky, i cili u la i lirë nga një prej burgjeve ruse gjatë muajit të kaluar, ka mbërritur në Zvicër, ku i është ofruar një vizë 3-mujorshe.
Zëdhënësi i tij tha se Khodorkovsky dhe gruaja e tij udhëtuan me tren nga Gjermania drejt Bazelit, për të shoqëruar 2 fëmijët e tyre që do të rikthehen në shkollat e tyre zviceriane.
Khodorkovsky shkoi në Gjermani më 20 Dhjetor, menjëherë pasi fitoi amnistinë nga presidenti rus Vladimir Putin. Ai kaloi 10 vjet në burg, për shkak të mashtrimit dhe evazionit fiskal, por këmbëngul se dënimi i tij ishte i motivuar politikisht.