Këtë muaj, rifillojnë bisedimet me Prishtinën
Beograd, 8 maj - Kryeministri serb Ivica Daçiq gjatë një konference në kuadër të Ditës Evropiane ka thënë se nga mesi i muajit maj do të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën në nivel kryeministrash.
Sipas tij, këtë javë do të përfundojë plani për implementimin për Marrëveshjen e Brukselit.
Daçiq tha së është i sigurtë se Këshilli i BE-së do t\'i caktojë Serbisë datën për fillimin e negociatave.
Beogradin më 1 qershor do të duhej të vizitonte kryetari i BE-së, Herman Van Rompej askush nuk do të vie nëse nuk ka lajme të mira, shtoi Daçiq.