Këshilltari i Putin jep dorëheqjen dhe largohet nga Rusia
Moskë, 23 mars - Teksa raportohet për një ‘ngecje’ të pushtimit rus në Ukrainë, Vladimir Putinit po i shtohen disa shqetësime të tjera.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një ndër këshilltarët e tij më të rëndësishëm ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe është larguar nga rusia.
Anatoli Chubais, reformator veteran dhe i dërguar për klimën, thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend që të kthehet më në Rusi.
Chubais ishte një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që kishte mbetur në qeverinë e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin.
Chubais është zyrtari i parë i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës.