Këshilli i Sigurimit zgjatj misionin e OKB-së në Sudanin e Jugut

New York, 15 dhjetor - Këshilli i Sigurimit (KS) ra dakord të enjten për zgjatjen e misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.
Në deklaratën e KS-së ngrihet shqetësimi i përkeqësimit të gjendjes politike, të sigurisë, të çështjeve humanitare, ekonomike etj., dhe u kërkohet palëve të përfshira që të angazhohen aktivisht në procesin e paqes.
Sudani i Jugut mori pavarësinë në korrikun e vitit 2011. Atë muaj, Këshilli i Sigurimit vendosi të dërgojë një grup të posaçëm, mandatin e të cilit e ka rizgjatur disa herë.
Që nga fundi i vitit 2013, konfliktet midis forcave të presidentit të Sudanit të Jugut Salva Kiir dhe atyre të zv.presidentit Riek Machar kanë shkaktuar krizë humanitare.