Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot për Kosovën
New York, 27 maj - Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet sot për të diskutuar raportin e radhës për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon.
Në këtë mbledhje presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, do të jetë përballë presidentit serb Tomisllav Nikoliq.
Raporti i sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit u është dorëzuar shteteve anëtare në fillim të këtij muaji.