25 Dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit të OKB-së debaton për Kosovën

New York, 12 maj - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta shqyrtojë sot raportin tremujor të kreut të OKB-së për gjendjen dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në raportin e tij për periudhën prej 16 janarit e deri më 15 prill të këtij viti, sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-mun, theksoi se “UNMIK-u është i gatshëm ta zgjerojë bashkëpunimin e tij të plotë me çfarëdo hetimi, që mund të udhëhiqet”.

Ki Mun shpreh kënaqësi për fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, duke vlerësuar se mbajtja e rregullt e takimeve me ndihmën e BE-së është zhvillim inkurajues.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u ka bërë thirrje të dyja palëve ta forcojnë angazhimin dhe t’i dyfishojnë përpjekjet për harmonizimin e qëndrimeve në çështjet kryesore të bisedimeve.

Bëhet e ditur se Serbia në këtë takim do ta përsërisë kërkesën e saj për zhvillim të hetimeve lidhur me akuzat për trafikim të organeve në Kosovë, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjithashtu bën thirrje për hetime të paanshme dhe të pavarura mbi trafikimin e organeve, si dhe për një program të fuqishëm të mbrojtjes së dëshmitarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)