Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot diskuton për Kosovën
New York, 8 shkurt - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot do të diskutoj për raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun, për situatën në Kosovë.
Në raport është shfaqur brengosja për situatën në veri të Kosovës ku vazhdojnë të mbeten të ngritura barrikadat e serbëve dhe pengesat për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Po ashtu në raport vlerësohet se gjendja e tensionuar në pjesën veriore të Kosovë ndikon edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në bisedimet për perspektivën evropiane të rajonit.
Nga Kosova në takim merr pjesë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Ndërkaq Serbia pritet të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë së saj, Vuk Jeremiq.