12 Janar 2025

Këshilli i Sigurimit të enjten diskuton për Kosovën

Prishtinë, 26 gusht - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten do të diskutojë për Kosovën.

Në seancë do të shqyrtohet raporti i ri i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Në raportin tremujor të periudhës 23 prill – 15 korrik thuhet se hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit kanë rezultuar me “marrëveshje historike dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

Mediat serbe shkruajnë se në seancë do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)