10 Janar 2025

Këshilli i Sigurimit sot diskuton për Kosovën

New York, 21 gusht - Këshilli i Sigurimit i OKB-së nën drejtimin e Francës sot do të shqyrtojë raportin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Moon për Kosovën, përmes të cilit i bëhet thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të jenë konstruktive në zgjidhjen e problemeve.

Në seancën që do të nis në ora 16.00 sipas kohës evropiane, do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ndërsa nga pala serbe do të jetë kryeministri Ivica Daçiq.

Seanca e nesërme është e veçantë pasi aty për herë të pare përballë njëri - tjetrit do të jenë kryeministri i Kosovës dhe të Serbisë.

Në raportin që do të prezantohet nga Ki Moon, shprehet një vlerësim pozitiv për rezultatin e deritanishëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, por nënvizohen edhe shqetësimet për zvarritjen e disa pikave të marrëveshjes.

Sekretari i OKB-së në raportin e tij situatën në Kosovë e ka vlerësuar në përgjithësi të qetë, mirëpo me tensione të vazhdueshme, duke shprehur shqetësime për incidentet e fundit në veriun e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)