24 Dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit sot diskuton Kosovën

New York, 15 shkurt - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot pasdite raportin e radhës, mbi Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon, që përfshin periudhën 19 tetor 2010 deri më 15 janar 2011. 
 
Kosovën do ta përfaqësojë ushtruesja e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, ndërsa raportin e Sekretarit Ban do ta paraqesë përfaqësuesi i tij special në Kosovë, Lamberto Zanier.

Në raport Sekretari i Përgjithshëm shpreh keqardhjen për shpërbërjen e koalicionit qeverisës në tetor të vitit të kaluar duke thënë se shpallja e zgjedhjeve të jashtzakonshme e shtyu dialogun e paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ban shpreson që zhvillimet në Prishtinë do të çojnë në përshpejtimin e dialogut për të cilin ai u bën thirrje palëve që të kenë një qasje konstruktive.

Lidhur me zgjedhjet e dhjetorit, Sekretari Ban thotë se ato u mbajtën të qeta, ndonëse ka nënvizuar se organizatat që i mbikëqyrën kishin shfaqur shqetësimin mbi respektimin e standardeve demokratike.

Sekretari Ban përmend edhe raportin në Këshillin e Evropës të senatorit zviceran Dick Marty, për të cilin thotë se ka zgjuar reagime të ndryshme dhe pakënaqësi të politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)