18 Maj 2024

Këshilli i Sigurimit sot debaton për Kosovën

New York, 29 nëntor - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot debaton për zhvillimet në Kosovë, me ç'rast pritet të diskutohet për raportin më të ri të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, në të cilin ai vlerëson se zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, mund ta destabilizojnë rajonin e Ballkanit

“Derisa problemet siç janë portat 1 dhe 31 mbesin të pazgjidhura dhe derisa çështjet e lidhura me sundimin e ligjit ngatërrohen me çështjet e statusit, në terren ekziston rreziku i shpërthimit të dhunës”, thuhet, pos tjerash, në raportin e Ban Ki-munit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në New York, ku do të merr pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet nesër me 29 nëntor.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj para përfaqësuesve të shteteve anëtarë të Këshillit të Sigurimit do të paraqes zhvillimet pozitive në Republikën e Kosovës në procesin e rëndësishëm të konsolidimit të shtetësisë dhe në transformimin ekonomik dhe social.

Një pjesë e fjalimit të Ministrit Hoxhaj do të përqendrohet edhe në vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit në gjithë territorin e shtetit.

Në këtë seancë, Ministri Hoxhaj do të dënoj dhunën e ushtruar mbi ushtarët e KFOR-it nga strukturat paralele ilegal në veri. Ministri Hoxhaj po ashtu do të kërkoj nga të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të OKB-së, që ta rrisin presioni mbi Serbinë, për shpërbërjen e plotë të këtyre strukturave kriminale, si parakusht për stabilitet dhe paqe në Ballkan.

Gjatë qëndrimit në New York, Ministri Hoxhaj do të takohet me përfaqësues të shumë shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me diplomatë dhe personalitete të jetës publike.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën merr pjesë edhe shefi i Misionit të Komeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, dhe Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)