Këshilli i Sigurimit sot debaton për Kosovën
New York, 3 gusht - Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, do të diskutohet për raportin tremujor, që pritet të paraqitet nga shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier.
Në takim marrin pjesë ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremiq.
Dje, gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, ministri Hyseni kërkoi zëvendësimin e rezolutës 1244.