07 Janar 2025

Këshilli i Sigurimit me pesë anëtare të reja jo të përhershme

New York, 1 janar - Azerbajxhani, Guatemala, Maroku, Pakistani dhe Togo, më 1 janar, fillojnë zyrtarisht mandatin dyvjeçar si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pesë vendet në fjalë janë zgjedhur në vend të Bosnjës, Brazilit, Gabonit, Libanit dhe Nigerisë.

Sipas vlerësimeve të diplomatëve, ardhja e tyre në Këshillin e Sigurimit nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në votimet për çështje të rëndësishme, sepse, siç thuhet, anëtaret e përhershme, si Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA-ja, mund të vënë veto ndaj çdo resolute. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)