Këshilli i Sigurimit më 14 maj mban seancën për Kosovën
New York, 4 maj - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë më 14 maj një seancë të rregullt ku do të dëgjohet raporti tre mujor i UNMIK-ut për situatën në Kosovë.
Në takimin paraardhës që u realizua më 8 shkurt, anëtarët e Këshillit bënë thirrje për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për gjetjen e një zgjidhjeje sa i takon përfaqësimit rajonal të Kosovës në forumet e ndryshme, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje në muajin mars.
Një tjetër çështje e debatuar në takimin e shkurtit ishte edhe ajo e akuzave për trafikimin e organeve dhe raportin e eurodeputetit Dick Marty.