05 Maj 2024

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot debaton për Kosovën

New York, 30 gusht - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot pritet të debatojë mbi gjendjen në Kosovë, bazuar në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Mbledhja e planifikuar për ditën e djeshme u shty për shkak të uraganit Irene i cili shkaktoi probleme të mëdha në bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fund të muajit të kaluar Këshilli i Sigurimit refuzoi thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të këtij Këshilli, ku do të diskutoheshin tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i sotem pritet të përqendrohet në ngjarjet e dhunshme që pasuan operacionet e policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll vendkalimet kufitare me Serbinë.

Nderkaq Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dje ka udhëtuar për në New York, ku do të merr pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj para përfaqësuesve të shteteve anëtarë të Këshillit të Sigurimit do të paraqes zhvillimet pozitive në Republikën e Kosovës në procesin e rëndësishëm të konsolidimit të shtetësisë dhe në transformimin ekonomik dhe social.

Një pjesë e fjalimit të Ministrit Hoxhaj do të përqendrohet edhe në vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për luftën kundër krimit të organizuar në të gjithë territorin e shtetit.

Në këtë seancë, Ministri Hoxhaj do të kërkoj nga Serbia që t’i shpërbëjë strukturat paralele ilegale-shtetërore në Kosovë dhe të heq dorë nga mbështetja politike për grupe të krimit të organizuar në veri.

Ministri Hoxhaj po ashtu do të flas edhe për situatën e fundit të krijuar në veri, pas vendosjes së masave të reciprocitetit nga ana e Republikës së Kosovës ndaj Republikës së Serbisë.

Ai po ashtu do t’i shpjegoj përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse për dialogun teknik në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për mosgatishmërinë e Serbisë që t’i pranoj vulat e Kosovës në takimin e fundit të muajit korrik dhe për domosdoshmërinë kushtetuese për vendosjen e masave të reciprocitetit.

Gjatë qëndrimit në New York, Ministri Hoxhaj do të takohet me përfaqësues të shumë shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me diplomatë dhe personalitete të jetës publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)