Këshilli i Sigurimit i OKB-së ia zgjat mandatin Tribunalit të Hagës
New York, 18 dhjetor - Këshilli i Sigurimit i Organizate se Kombeve te Bashkuara ka votuar për të zgjatur aktivitetet e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish Jugosllavi.
Megjithatë, Këshilli i Sigurimit ka kërkuar nga tribunali që të përmbyllë proceset gjyqësore dhe apelet në fund të 2014-ës, dhe ta paraqesë më 15 prill një plan për kompletimin e rasteve.
Vendimi u miratua nga 14 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, ndërsa Rusia zgjodhi abstenimin.
Rusia, një aleate e Serbisë, ka kritikuar tribunalin për vendimet e fundit, që liroi dy gjenerale kroatë dhe ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinjan.
I dërguari rus, Sergei Karev, tha se tribunali ka probleme serioze të sistemit.
Të dërguarit e SHBA-së dhe të Britanisë kanë folur në mbështetje të Tribunalit.