Këshilli i Sigurimit i OKB me 8 shkurt diskuton për Kosovën
Prishtinë, 27 janar - Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në seancën e 8 shkurtit në të cilën do të paraqitet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun për gjendjen në Kosovë.
Herën e fundit Këshilli i Sigurimit ka diskutuar për Kosovën në fund të nëntorit të vitit të kaluar.