27 Dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

New York, 28 korrik - Këshilli i Sigurimit ka pranuar kërkesën e Serbisë për një takim urgjent në lidhje me situatën në Kosovë.

Diplomatët thanë se bisedimet do të mbahen me dyer të mbyllura dhe nuk do të jenë një sesion i hapur, sipas kërkesës së Beogradit.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se kjo çështje mund të presë derisa të mbahet takimi i rregullt për Kosovën, në muajin e ardhshëm, por megjithatë Këshilli ka arritur kompromis dhe ka rënë dakord që takimi të mbahet sot.

Një ditë më parë, Serbia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar situatën në veri të Kosovës.

Serbinë do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në Liban.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)