13 Janar 2025

Këshilli i Sigurimit diskuton raportin e Ban ki Moon për Kosovën

New York, 19 nëntor - Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara sot do të diskutojë raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban ki Moon, mbi Kosovën.

Në seancën e sotme merr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i cili dje ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në debatin e radhës për Kosovën që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Thaçi do të prezantojë progresin e arritur në Kosovë gjatë periudhës mes dy debateve të KS të OKB-së.

Kryeministri Thaçi në fjalën që do të mbajë në New York pritet të njoftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbi zhvillimet tremujore, me një përqendrim në zgjedhjet lokale të vlerësuara të drejta dhe sipas standardeve, përjashtuar veriun të përfshirë me incidente, si dhe do të ritheksojë premtimin e gjithëpërfshirjes së të zgjedhurve në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Në raport, Moon e cilëson si përgjithësisht të qetë gjendjen e sigurisë në vend, ndërkohë që ka vlerësuar hapat para në përgatitjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Në raportin e tij prej 17 faqesh, që është publikuar në Internet, theksohet se situata e sigurisë “në Kosovë ka mbetur në përgjithësi e qetë, me incidente të herëpashershme të raportuara në hapësirat e përziera etnike”.

Megjithatë,thuhet se të gjitha palët duket se demonstrojnë një përkushtim në rritje për parandalimin e tensioneve në terren për ta mundësuar dialogun e nivelit të lartë dhe për lëvizjen përpara të procesit implementues.

Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e lavdëron si Beogradin ashtu edhe Prishtinën, për angazhimin e vazhdueshëm aktiv në kornizën e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, një numër i sfidave, që janë paraqitur në proces kanë marrë përgjigje nga liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë, me vizion dhe këmbëngulje, duke rezultuar me kompromise të mëtejshme dhe me forcimin e konsensusit, dhe në këtë mënyrë është mbajtur lëvizja përpara e procesit.

Ban Ki-moon konsideron se “do të jetë e rëndësishme për palët që ta vazhdojnë implementimin e marrëveshjeve me besim, pa i rihapur rezervat e tyre”.

Në këtë kuadër, në raport theksohet se angazhimi aktiv i Bashkimit Evropian, përfshirë rolin personal të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, poashtu vazhdon të jetë esencial.

Po ashtu vlerësohet se prita brutale kundër EULEX-it, më 19 shtator, që ka rezultuar me vdekjen tragjike të oficerit doganor të EULEX-it, ishte incidenti më serioz në periudhën e raportimit dhe pengesë trazuese.

“Të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për së afërti me EULEX-in dhe policinë e Kosovës, në hetimet që po zhvillohen për të siguruar se kryerësit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë dhe të bëjnë çdo përpjekje për parandalimin e përsëritjes së incidentit të tillë”, vlerëson raporti.

Moon sërish ka përgëzuar Prishtinën dhe Beogradin për përpjekjet e vazhdueshme në dialogun e ndërmjetësuar nga BE si dhe ka falënderuar për rolin e saj përfaqësuesen e lartë, Catherine Ashton.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)