Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
New York, 29 gusht - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot do të diskutoj raportin tremujor të radhës për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj oragnizate, Ban Ki Mun.
Në raportin e periudhës 23 prill 15 korrik thuhet se hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit kanë rezultuar me marrëveshje historike dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Mediat raportojnë se megjithë njoftimet e mëparshme, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë nuk do përfaqësojnë shtetet e tyre në këtë mbledhje.
Në vend të kryeministri Thaçi, raportohet se në Këshillin e Sigurimit i pranishëm do të jetë ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.
Ndërkaq në vend të shefit të qeverisë serbe, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit do të jetë i prenishëm kryediplomati serb, Ivna Mrkiq.