Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
New York, 14 qershor - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për situatën në Kosovë.
Në seancë do të paraqitet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në të cilin ai përshëndet marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill.
Ajo është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë, ka thënë Ban.