Këshilli i Evropës paraqet raportin për Kosovën
Strasburg, 22 janar - Anëtari i Asamblesë Parlamentare, Bjorn Von Sidow sot në Këshillin e Evropës në Strasburg do të paraqet raportin për Kosovën në të cilin konstaton se korrupsioni, krimi i organizuar dhe niveli i ulët i zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, janë sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova.
Raporti po ashtu thekson se liria e shprehjes në Kosovë mbetet në nivel shqetësues. Në raport thuhet se transmetuesi publik, Radio Televizioni të Kosovës nuk i është garantuar ende qëndrueshmëria dhe pavarësia financiare.
Marrë parasysh këto sfida, raportuesi për Kosovën Bjorn Von Sidow pritet të kërkoj miratimin e një rezolute në të cilën si pikë do të ishte edhe vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës.
Para diskutimit të në asamble, pikëpamjet e tyre për raportin do të mund ti paraqesin gjatë takimit në Komisionin për politikë të jashtme të Këshillit të Evropës edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni dhe Vjosa Osmani të cilët janë ftuar të marrin pjesë.
Këshilli i Evropës është organizatë pan evropiane që merret kryesisht me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. 34 nga 47 shtete anëtare të këtij institucione e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.