Këshilli i Evropës kërkon të zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi
Strasburg, 26 janar - Këshillit i Evropës miratoi në Strasburg rezolutën me të cilën Beogradi dhe Prishtina ftohen të vazhdojnë dialogun dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tash.
Në rezolutën e miratuar me 90 vota për, tri kundër dhe tri abstenime, vlerësohet se Serbia ka arritur progres të konsiderueshëm në shumë fusha, por që disa probleme kyçe kanë mbetur edhe më tutje të pazgjidhura, shkruan gazeta serbe, Blic.
Pos reformave në gjyqësi, antikorrupison, ligjin zgjedhor, lirinë e medieve e të tjera, Beogradit i kërkohet të zbatojë plotësisht edhe të drejtat e pakicave, veçmas të romëve.
Në këtë pikë kërkohet edhe avancimi i statusit të pakicave, shkruan kjo gazetë.janë zëri kryesor i humbjeve në bilanc, ndërsa mesatarisht, 64% e të ardhurave të një klubi shkon për të paguar rrogat.