Kerry uron Hoxhajn për festën e Bajramit
Prishtinë, 12 tetor - Me rastin e përfundimit të pelegrinazhit vjetor të Haxhit dhe festës së Bajramit, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë një telegram urimi nga sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.
Në telegram, sekretari Kerry vlerëson se imazhi i miliona myslimanëve që mblidhen së bashku në paqe, duke thyer barrierat e racës, klasave dhe kulturave përfaqëson imazhin e vërtetë të komunitetit global.
Sekretari Amerikan i Shtetit po ashtu vlerëson se gjatë Haxhit, miliona myslimanë mblidhen së bashku për një qëllim të përbashkët, për të kapërcyer kufijtë e botës dhe që ti bëjnë thirrje vetvetes që të sillen sipas standardeve më të larta.
Kerry thekson se kjo ofron një mësim për të gjithë njerëzimin, sipas të cilit shumica që angazhohet për ndryshime pozitive mund tia arrijë kur të gjejnë unitet në qëllim, dhe të ngrihen për tu marrë në konsideratë.
Në emër të Departamentit të Shtetit, sekretari Kerry i uron të gjithë myslimanëve anekënd botës festim të lumtur dhe të bekuar të Bajramit.