13 Janar 2025

Kerry shpreh mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën

Washington, 6 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar sot me sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, John Kerry.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka falënderuar sekretarin Kerry për mbështetjen shumë të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin perspektivës euroatlantike të Republikës së Kosovës. 

Po ashtu, Hoxhaj ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Roli i SHBA-ve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar ka qenë përcaktues në rritjen e numrit të njohjeve, për çka jemi shumë mirënjohës”, ka thënë ministri Hoxhaj, gjatë takimit me sekretarin Kerry.

Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, ka shprehur mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Takimi ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe sekretarit Kerry është zhvilluar në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)