Kerry: Ndërhyrja në Ukrainë, cenon marrëdhëniet SHBA-Rusi
Washington, 2 mars - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi dje në mbrëmje Moskën për dislokimin e trupave ruse në Ukrainë, që sipas tij kërcënonte paqen dhe sigurinë në rajon dhe rrezikonte të kishte një ndikim të thellë në marrëdhëniet amerikano-ruse.
Derisa Rusia të mos marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për uljen e tensioneve, efektet mbi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë mund të jenë të thella, theksoi Kerry me anë të një komunikate.
Pushtimi i territorit ukrainas nga Federata Ruse nuk konsiston vetëm në shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të konventave ndërkombëtare, por përfaqëson edhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Ukrainë dhe në rajon, shtoi ai.