Kerry e Lavrov takohen sot, diskutojnë për Ukrainën
Zyrtarë amerikanë që konfirmuan takimin e Parisit nuk dhanë detaje të hollësishme.
Një telefonatë e gjatë mes Presidentit Barack Obama dhe kreut të Kremlinit, Vladimir Putin solli si rezultat raundin e ri të bisedimeve.
Raundi i ri i diplomacisë shihet si një përpjekje për të çtensionuar krizën e Ukrainës, që brenda pak javësh është kthyer në mosmarrëveshjen më serioze mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që kur mbaroi Lufta e Ftohtë.