23 Janar 2025

Kërkohet legalizimi i marijuanës në Washington

Washington, 8 korrik - Mbështetësit e legalizimit të marijuanës në Washington kanë mbledhur më shumë se dyfishin e firmave të nevojshme për të hedhur në votim këtë nismë.

Adam Eidinger, kreu i nismës për legalizimin e marijuanës, tha se deri tani janë mbledhur 57 mijë firma për ta hedhur në votim këtë çështje më 4 nëntor.

“Legalizimi nuk do të çojë në hapjen e dyqaneve. Kjo nuk do ta ktheje Washingtonin në një parajsë turistike, por do të jetë vetëm për qytetarët që jetojnë këtu, banorët që paguajnë taksa të jenë të lirë të përdorin marijuanë në shtëpitë e tyre, pa pasur frikën e arrestimit”, i tha gazetarëve Eidinger.

Nëse ky ligj do të miratohet, atëherë personat mbi 21 vjeç do të kenë të drejtë të posedojnë deri në 56 gram marijuanë, gjithashtu mund të rrisin deri në 6 bimë në shtëpitë e tyre. Ky peticion mund të përballet me kundërshtime të forta nga Kongresi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)