Kërkesa e Rusisë drejtuar Amerikës lidhur me Krimenë
Moskë, 12 mars - Ministri i jashtëm i Rusisë në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, kërkoi që SHBA-të të respektojnë të drejtën e vetëvendosjes së banorëve të Krimesë.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, e cila citon burime nga MPJ e Rusisë, Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë dje zhvilloi një bisedë telefonike me Xhon Kerrin shefin e DASH me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe rrugët e përmirësimit të situatës dhe krizës në këtë vend.
Lavrov e konsideroi të domosdoshme përkushtimin e plotë në interesat e popullit të Ukrainës dhe pasi rikujtoi se të gjitha rajonet e këtij vendi janë duke u përpjekur për të gjetur një rrugëzgjidhje shtoi se e drejta e popullit të Krimesë për vetëvendosje duhet respektuar sipas normave ndërkombëtare. Ministria e jashtme e Rusisë dhe DASH kanë rënë dakord të vazhdojnë kontaktet mes tyre për çështjen e Krimesë.
Ministria e jashtme e Rusi ëme anë të një deklarate, njoftoi se Moska e konsideron plotësisht të ligjshme shpalljen e pavarësisë nga ana e Krimesë.