02 Maj 2025

Kërkesa e Ashton nga populli i Ukrainsë

Prishtinë, 23 shkurt - Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar nga populli i Ukrainës që të sillet me përgjegjësi më të madhe.

Katerin Ashton në një prononcim për media, deklaroi se BE pret nga të gjithë qytetarët e Ukrainës që të sillen me përgjegjësi më të madhe dhe në bazë të një pikëpamje për ruajtjen e unitetit, integritetit territorial, sovranitetit dhe bashkimit të vendit.

Bashkimi Evropian po ndjek me vëmendje të gjitha ndryshimet politike që po ndodhin në Ukrainë. BE vazhdon mbështetjen ndaj proceseve politike të Ukrainës, ndaj përmirësimit të gjendjes së këtij vendi si do të ndihmojë procesin e reformave në këtë vend. Në fund të deklaratave të saj, shefja e diplomacisë evropiane ka mirëpritur lirimin e Julia Timoshenko nga burgu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)